Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Penian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81855-kim_jong_un_fton_papa_françeskun_në_penian
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 09, 2018 14:36 Europe/Tirane
  • Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Penian

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin.

Lajmi u njoftua nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut.

Fetsa për të vizituar Peniann do të dorëzohet nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Evropë.

Kjo nuk është hera e parë që një Papë është ftuar në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut dhe Vatikani nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

"Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do ti transmetojë mesazhin e Kim Jong-un se ai do ta mirëpresë Papën nëse viziton Penianin,"-tha zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom. Ftesa është 'gjesti i fundit pajtues' nga Koreja e Veriut. 

Kim zhvilloi një samit historik me presidentin e SHBA Donald Trump më herët gjatë këtij viti dhe gjithashtu u zhvilluan tre takime ndër-koreane. 

Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Pali II që të vizitonte Korenë e Veriut, pasi u citua të ketë thënë se do ishte mrekulli nëse Papa do shkonte atje.