Pasojat ndërkombëtare dhe rajonale të dosjes Khashoggi
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, pas publikimit të lajmit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ka kërkuar që dosja e tij të ndiqet seriozisht nga OKB.
Stefan Dujarric, tha se OKB është e shqetësuar nga zhdukja e gazetarit kritik të Arabisë Saudite në konsullatën e këtij vendi në Stamboll të Turqisë. Vlen të theksohet se në kohën kur publikimi i lajmit për vrasjen e gazetarit Xhamal Khashoggi, publicist dhe kritik i Arabisë Saudite në konsullatën e këtij vendi në Turqi ka ngjallur një valë të gjerë të kritikave kundër autoriteteve saudite, opozitarët dhe aktivistët politikë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë thënë se kjo ngjarje tregon dhunën dhe barbarizmin kundër opozitarëve të regjimit Al Saud. Emri Xhamal Khashoggi, gazetar kritik i regjimit Al Saud, ishte në listën e personave të arrestuar dhe aktualisht nën përndjekje nga ana e regjimit Al Saud. Ai për shumë vite ka jetuar jashtë Arabisë Saudite. Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE bëri thirrje për hetime transparente të zyrtarëve sauditë lidhur me vrasjen e një gazetari që kundërshtonte regjimin Al Saud. Federica Mogherini, tha të mërkurën se BE është plotësisht në favor të hetimit transparent të rastit të Jamal Khashoggi, autor dhe eksponent i opozitës saudite që është zhdukur pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Mogherini shtoi: BE pret që zyrtarët sauditë të kryejnë një hetim të plotë dhe transparent për atë që ka ndodhur. Dje, Turqia ka paraqitur kërkesën për të ushtruar kontroll në Konsullatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, pasi pretendon se një gazetar u vra brenda mureve të saj. Gazetari Jamal Khashoggi, një shtetas saudit, u pa për herë të fundit duke vizituar Konsullatën të martën e kaluar. Khashoggi jetonte në SHBA, ku kontriboi me artikuj në seksionin e opinionit të Washington Post. Gazeta tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë përgjigje nga sauditët. Një javë pas zhdukjes së gazetarit opozitar të Arabisë Saudite në Turqi, Riadi është deklaruar i gatshëm për bashkëpunim në inspektimin e konsullatës së këtij vendi në Stamboll. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se pas zhdukjes së Jamal Khashoggi, gazetari i njohur i Arabisë Saudite, në Stamboll, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka deklaruar se Arabia Saudite ka deklaruar gatishmërinë e saj për bashkëpunim në inspektimin e konsullatës së këtij vendi në Stamboll. Prokurori i përgjithshëm i Turqisë ditën e kaluara ka kërkuar inspektimin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Nga ana tjetër mediat e Turqisë zbuluan se konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll në ditën kur u zhduk Jamal Khashoggi, u kishte dhënë pushim rojave dhe stafit turk të kësaj konsullate. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Muhamed bin Selman, me dhjetëra artistë, klerikë, princa, dijetarë, poetë, procesorë universiteti, aktivistë mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe gazetarë, janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite. Pas publikimit të lajmit për vrasjen e gazetarit Khashoggi, shumë organizata të të drejtave të njeriut dhe shumë vende të botës kanë kërkuar dënimin e shtetit të Arabisë Saudite.