Britania paralajmëron Arabinë Saudite mbi zhdukjen e gazetarit opozitar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81886-britania_paralajmëron_arabinë_saudite_mbi_zhdukjen_e_gazetarit_opozitar
Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe i ka thënë Arabisë Saudite presin një përgjigje urgjente mbi zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • Britania paralajmëron Arabinë Saudite mbi zhdukjen e gazetarit opozitar

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe i ka thënë Arabisë Saudite presin një përgjigje urgjente mbi zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, Jeremy Hunt paralajmëroi se "miqësitë varen nga vlerat e përbashkëta".Khashoggi është parë për herë të fundit duke vizituar konsullatën saudite në Stamboll javën e shkuar dhe Turqia thotë se ai është vrarë atje. Por Arabia Saudite i ka mohuar akuzat. Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike tha se nëse raportimet e mediave rreth rastit janë të sakta, Britania e Madhe do ta trajtojë incidentin "shumë seriozisht". Turqia thotë se do të kryejë një kërkim në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Kosullata tha se gazetari u largua nga konsullata pak pasi mbërriti, ndërsa Turqia thotë se nuk është parë duke e lënë ndërtesën. Ankaraja po kërkon që Arabia Saudite të provojë nëpërmjet kamerave vrojtuese se Khashoggi u largua nga Konsullata saudite.