Lëvizjet e grupit vrasës saudit të gazetarit Khashoggi
Pamjet filmike të transmetuara nga mediat tregojnë skenën e futjes së grupit 15 personash nga Arabia Saudite në Stamboll dhe lëvizjen e tyre nga aeroporti e deri tek konsullata e Arabisë Saudite. Ky grup akuzohet për vrasjen e gazetari Jamal Khashoggi, i cili ishte kritik i madh i regjimit Al Saud të Arabisë Saudite.
Gazetari kritik Khashoggi është zhdukur më datë 2 tetor në kohën kur ai është futur në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Mediat kanë transmetuar pamjet filmike të grupit 15 personash të cilët janë futur në konsullatë 1 orë përpara sesa të arrinte gazetari Khashoggi dhe janë larguar nga konsullata 3 orë pas futjes së gazetarit kritik të Al Saud. Mediat pasi kanë analizuar identitetin e personave të këtij grupi kanë nxjerrë përfundimin se ata janë persona t afërt me regjimin Al Saud dhe princin Muhamed bin Selman. Megjithatë klerikët e lartë fetarë të Arabisë Saudite, rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit Khashoggi e kanë quajtur krim të tmerrshëm që bie ndesh me vlerat fetare të popullit.