Konferenca e Riadit, bojkotohet në reagim ndaj vrasjes së Jamal Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81938-konferenca_e_riadit_bojkotohet_në_reagim_ndaj_vrasjes_së_jamal_khashoggi
Mediat dhe investitorët amerikan në reagim ndaj vrasjes së gazetarit kritik të regjimit Al Saud, kanë bojkotuar konferencën e Riadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 12, 2018 14:33 Europe/Tirane
  • Konferenca e Riadit, bojkotohet në reagim ndaj vrasjes së Jamal Khashoggi

Mediat dhe investitorët amerikan në reagim ndaj vrasjes së gazetarit kritik të regjimit Al Saud, kanë bojkotuar konferencën e Riadit.

Faqja informative “Hill” ka njoftuar se një numë i madh i mediave amerikane duke përfshirë edhe “New York Times”, “Ekonomist” dhe “Los Angeles Times”, gazetarë dhe investitorë të shumtë në reagim ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, kritik të regjimit Al Saud, kanë bojkotuar konferencën e ardhshme për investime që do të zhvillohet në Riad.

Kjo konferencë është planifikuar të organizohet në fund të muajit tetor në Arabinë Saudite. Shumë institucione, shtete dhe senatorë amerikan kanë kërkuar zbardhjen e fatit të Khashoggi.

Richard Branson, miliarderi britanez, ka ndërprerë negociatat e tij me fondin e investimeve publike të Arabisë Saudite.

Ernest Moniz, sekretari për energji në administratën e ish-presidentit amerikan Barak Obamas, ka deklaruar se është tërhequr nga projekti 500 miliardë dollarë i quajtur “NEOM” dhe bashkëpunimi i ardhshëm i tij kushtëzohet me zbardhjen e vrasjes së Khashoggi.