Turqia liron pastorin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81948-turqia_liron_pastorin_amerikan
Një gjykatë turke vendosi të premten të lirojë pastorin e krishterë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2018 16:41 Europe/Tirane
  • Turqia liron pastorin amerikan

Një gjykatë turke vendosi të premten të lirojë pastorin e krishterë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Vendimi mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-s. Gjykata miratoi një dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson-in, i cili ishte akuzuar për vepra terroriste, por për shkak të arrestimit të tij prej tetorit 2016 ajo vendosi për lirimin e pastorit. Sipas dëshmitarëve zoti Brunson u emocionua gjatë momentit të njoftimit të vendimit. Përpara se gjyqtari të jepte vendimin pastori i tha gjykatës: “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”.