Erdogan thekson mbi zbardhjen e rastit të vrasjes së Xhamal Kashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81959-erdogan_thekson_mbi_zbardhjen_e_rastit_të_vrasjes_së_xhamal_kashoggi
Presidenti turk theksoi përshpejtimin e procedurës së zbardhjes së rastit Xhamal Kashoggi, gazetarit saudit i cili ishte zhdukur dhe më pas ishte raportuar se është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 05:34 Europe/Tirane
  • Erdogan thekson mbi zbardhjen e rastit të vrasjes së Xhamal Kashoggi

Presidenti turk theksoi përshpejtimin e procedurës së zbardhjes së rastit Xhamal Kashoggi, gazetarit saudit i cili ishte zhdukur dhe më pas ishte raportuar se është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, Turqi.

Rexhep Taip Erdogan edhe një herë theksoi nevojën për të zbardhur fatin e gazetarit të zhdukur saudit, Xhamal Kashoggi, në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll, duke shtuar se Turqia do të shqyrtojë të gjitha aspektet e zhdukjes së gazetarit saudit dhe nuk do të mbetet e heshtur për gjendjen e këtij gazetari saudit. Presidenti turk shtoi se operacionet e sigurisë dhe të inteligjencës së Turqisë vazhdojnë të hetojnë këtë rast. Erdogan e quajti ndaljen e kamerave në konsullatën saudite në Stamboll si të papranueshme. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar Arabisë Saudite të publikojë fotografi që dëshmojnë pretendimet e Riadit për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi, se ai është larguar i gjallë nga konsullata saudite në Stamboll, kanë raportuar mediat më 11 tetor. Khashoggi, kritik i monarkisë saudite është zhdukur më 2 tetor, pasi ka kryer një vizitë në konsullatë për të kompletuar disa dokumente meqë kishte planifikuar të martohej me të dashurën e tij turke. Zyrtarët turq kanë thënë se besojnë që ai është vrarë brenda konsullatës. Arabia Saudite i cilëson këto pretendime të pabaza dhe insiston që gazetari është larguar nga ndërtesa i sigurt. Megjithatë konsullata ka thënë se kamerat e sigurisë nuk kanë qenë duke punuar në ditën kur është zhdukur Khashoggi. “A është e mundshme që nuk ka sisteme të kamerave në konsullatë, në ambasadë?”, kanë cituar mediat turke Erdoganin. “Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur për këtë incident”, ka thënë ai po ashtu. Mediat turke kanë raportuar se një “band vrasësish” ka arritur në Stamboll më 2 tetor me dy aeroplana privatë. Transmetuesi shtetëror, TRT ka publikuar disa video në të cilat duke Khashoggi duke hyrë në konsullatën në Stamboll. Kashoggi ishte larguar vitin e kaluar nga Arabia Saduite për siç kishte thënë frikë nga ndëshkimi, për kritikat e tij ndaj politikave të shtetit në Jemen. Ai kishte hyrë në Konsullatën saudite më 2 tetor, ku thuhet se kishte shkuar për të marrë një dokument që i nevojitej për t’u martuar. E fejuara e tij, e cila e ka shoqëruar atë për në Konsullatë, kishte qëndruar jashtë ndërtesës së misionit diplomatik. Ajo u ka thënë gazetarëve se Kashoggi më nuk kishte dalë nga Konusllata, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch. Një zyrtar i paidentifikuar i Konsullatës i ka quajtur këto akuza si “të pabaza”, dhe princi i Kurorës Mbretërore, Mohammad bin Salman është cituar të ketë thënë se “ne nuk kemi asgjë për të fshehur”.