Kashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në Apple Watch
https://parstoday.ir/sq/news/world-i81987-kashoggi_mund_të_ketë_regjistruar_vdekjen_e_tij_në_apple_watch
Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 15:56 Europe/Tirane
  • Kashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në Apple Watch

Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.

Thuhet se Kashoggi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij. Ora raportohet të ketë qenë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Kashoggi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi. Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashoggit, por edhe vrasjen e tij. Kashoggi, i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishte kritik ndaj Arabisë Saudite. Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti "ngjarje e tmerrshme në Turqi". Ai u tha gazetarëve në Ohio se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me Kashoggin. Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashoggi u vra brenda konsullatës.