Përfitimet dhe dëmet e Amerikës nga vrasja e gazetarit Khashoggi
Rrëmbimi dhe vrasja e mundshme e gazetarit Jamal Khashogi, gazetar kritik i Arabisë Saudite, përveçse është kritikuar rëndë nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat, ka hasur në reagimin e qeverive perëndimore dhe sidomos të Amerikës të cilët për shkak të interesave ekonomike me regjimin saudit kanë mbajtur qëndrime të kujdesshme dhe diplomatike.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar 6 ditë pas nxjerrjes së lajmit për rrëmbimin dhe vrasjen e mundshme të gazetarit Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, gazetar kritik i regjimit Al Saud dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me Muhamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite. Presidenti amerikan Donald Trump, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se ka diskutuar me autoritetet saudite lidhur me fatin e gazetarit Khashoggi, ka thënë: Preferoj të mos diskutoj për këtë çështje por përgjigjja e pyetjes është po. Mesa duket ajo çka ka rëndësi për zyrtarët aktualë amerikanë është interesi ekonomik dhe investimet e Arabisë Saudite në tregun amerikan sidomos kontratat e majme që kanë lidhur Amerika dhe Arabia Saudite sidomos gjatë vizitës së Donald Trump në Riad. Gjatë vizitës 8-ditore të presidentit amerikan në Arabinë Saudite, është nënshkruar një kontratë ushtarakë me vlerë 110 miliard dollarë. në kohën kur disa kompani të prodhimit të armëve në Amerikë, ishin të shqetësuar nga reagimi i disa kongresmenëve amerikanë të cilët i kanë kërkuar presidentit amerikan të anulojë kontratat e shitjes së armëve për Arabinë Saudite për shkak të dosjes Khashoggi, Donald Trump president i Amerikës në reagim ndaj kësaj kërkesë të kongresmenëve, ka hedhur poshtë kërkesën për pezullimin e shitjes së armëve Riadit. Kanada gjithashtu në përballje me dosjen e zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Khashoggi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Amerika. kryeministri i Kanadasë është shprehur se me gjithë tensionet diplomatike me Arabinë Saudite, ai do të vazhdojë presionet ndaj Riadit që Arabia Saudite të respektojë çështjet e të drejtave të njeriut. Kryeministri kanadez nuk anashkaloi nënshkrimin e kontratave të armatimeve të Kanadasë me Arabinë Saudite dhe ka thënë se Kanadaja do të respektojë këto kontrata. Ndërsa të gjitha dëshmitë sugjerojnë për rrëmbimin dhe vdekjen e gazetarit disident të Arabisë Saudite, Xhamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll, ministri i punëve të brendshme të Arabisë Saudite mohoi përfshirjen e vendit të tij në këtë çështje. Abdulaziz bin Saud bin Najef, ministër i brendshëm i Arabisë Saudite, duke kundërshtuar deklaratat e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve të Arabisë Saudite (ËAS) për lëshimin e urdhrit për vrasjen e Kashoggi, gazetarit disident saudit, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe është një pretendim i pabazë. Bin Najef përveçse ka shprehur shpresën për krijimin e një komisioni të përbashkët hetues me qeverinë turke për të marrë raporte zyrtare mbi këtë çështje, ka pretenduar se Arabia Saudite mbron shtetasit e saj si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe Riadi synon zbulimin e të vërtetës në lidhje me rastin e Xhamal Kashoghi. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.