Luftanija amerikane me 3 mijë ushtarë ankorohet në Katar
Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se një aeroplanmbajtëse amerikane me 3.000 trupa në bord është ankoruar të dielën në brigjet e Katarit.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi në një deklaratë se aeroplanmbajtësja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Essex LHD 2, ishte ankoruar në bazën detare amerikane në Katar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, transportuesi amerikan transportonte 3.000 trupa, duke përfshirë 1,600 marinsa. Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Katarit gjithashtu thekson se ardhja e kësaj luftanijeje në Katar është në përputhje me bashkëpunimin e përbashkët ushtarak midis dy vendeve për të siguruar rajonin dhe për të luftuar terrorizmin, dhe kjo është luftanija më e madhe që ka hyrë në brigjet e Katarit.