Riaktivizohet kasapi i myslimanëve në Mianmar
(last modified Tue, 16 Oct 2018 07:06:27 GMT )
Tetor 16, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Riaktivizohet kasapi i myslimanëve në Mianmar

Lideri budistëve radikalë që njihet me emrin Bin Ladeni i Mianmarit, ka organizuar protesta në Jangun ku shprehu mbështetjen për krimet e ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya dhe ka kritikuar ashpër Bashkësinë Ndërkombëtare për shkak se ajo ka kërkuar dënimin e komandantëve ushtarakë të Mianmarit.

Arshin Wirathu, i cili njihet si kasapi i myslimanëve Rohingya në Mianmar, është rikatvizuar për të ngritur ndjenjat e urrejtjes kundër myslimanëve. Ai për shkak të nxitjes së urrejtjes dhe ushtrimin e dhunës ndaj etnive të tjera në Mianmar, nga këshilli i elitës së lartë të Mianmarit, ishte ndaluar të mbante fjalimet deri në muajin mars. Mirëpo pjesëmarrja e tij në mesin e përkrahësve të vet dhe përpjekjet e tij për të rilindur mosmarrëveshjet, urrejtjen dhe kontradiktat ka ngjallur shqetësim në mesin e shoqërisë së Mianmarit, sidomos për mundësinë e vrasjes së myslimanëve Rohingya nga budistët radikalë. Ndalimi i fjalimeve të Wirathu nga ana e këshillit të elitës së lartë të Mianmarit tregon se ky këshill është kundër përhapjes së përçarjeve dhe urrejtjes në shoqëri. Përveç kësaj budizmi është një besim paqësor dhe që ndalon urrejtjen. Për këtë arsye populli i Mianmarit nga këshilli i elitës së lartë të vendit pret që të shtojë aktivitetet e veta për të informuar popullin dhe për të ndaluar rinisjen e aktiviteteve kriminale të Arshin. Kombet e Bashkuara janë duke pritur për “qasje efektive” në Mianmar, rajon nga i cili rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur si pasojë e një aksioni ushtarak. Kjo organizatë është pajtuar muaj më parë me Qeverinë për t’iu ofruar ndihmë refugjatëve të kthyer, transmeton Reuters. Agjencitë e OKB-së për Zhvillim dhe ajo për Refugjatë (UNDP dhe UNHCR), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e laureates së Çmimit Nobel, Aung San në muajin qershor për të lejuar myslimanët Rohingya të kthehen nga Bangladeshi në shtëpitë e tyre. Koordinatori i OKB-së në Mianmar, Knut Osby ka thënë se kërkesa për autorizim të vizitave të stafit janë vonuar apo është ofruar qasje në vetëm disa zona të kufizuara. Osby ka thënë se OKB-ja nuk ka pranuar një ofertë qeveritare për të punuar në vetëm disa fshatra dhe nuk do të dërgojë ekspertë pa negociuar një pakt më të mirë. “Ata janë gati të nisen kur të kemi qasje efektive. Ne duhet të kemi mundësi për të bërë punën si duhet”, ka thënë ai. Komentet e tij kanë ardhur pavarësisht një njoftimi të Suu Kyi, e cila ka thënë se Qeveria ka “siguruar qasje” për OKB-në të punojë në 23 fshatra në veri të Shtetit Rakhine. Kombet e Bashkuara janë penguar dhe u është ndaluar qasje në Shtetin Rakine nga gushti i vitit të kaluar, prej kur Qeveria ka akuzuar agjenci të kësaj organizate për furnizim të militantëve Rohingya me ushqim. Më shumë se 700,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari, si pasojë e një dhunës ushtarake që kanë nisur në muajin gusht të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të një grupi të armatosur Rohingya. Amnesty International tha se ushtria e Mianmarit vazhdon krimet e saj kundër muslimanëve Rohingia dhe autorët e këtyre krimeve kanë qenë të imunizuar ndaj dënimit, gjë që është një turp i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Amnesty International përmes një deklarate në shënimin e përvjetorit të krimeve të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia, ka thënë se përderisa nuk kemi një reagim konkret të bashkësisë ndërkombëtare, nuk ekziston asnjë garanci se këto krime nuk do të përsëriten. Megjithatë, mijëra gra, fëmijë dhe burra myslimanë të Rohingya vazhdojnë të ikin nga shtëpitë e tyre si rezultat i sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë së Mianmarit dhe kërkojnë strehim në Bangladesh. Në deklaratën e Amnesty International thuhet se për aq kohë sa autorët e këtyre krimeve janë të lirë, është qesharake të ketë ndonjë ide se njerëzit e zhvendosur mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

 


 

 

Tags