Australia transferon ambasadën e saj në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82070-australia_transferon_ambasadën_e_saj_në_kods
Një media australiane ka njoftuar dëshirën e Skot Morison kryeministër i Australisë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës australiane në këtë qytet.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 16, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Australia transferon ambasadën e saj në Kods

Një media australiane ka njoftuar dëshirën e Skot Morison kryeministër i Australisë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës australiane në këtë qytet.

Sipas gazetës Asterlin, kryeministri Morison këtë çështje do ta parashtrojë sot në një takim për politikat e jashtme të qeverisë. Ai gjithashtu pritet të mbajë qëndrime akoma më të ashpra kundër Iranit dhe të deklarojë se  vendi i tij do të rishikojë vendimin e mëparshëm për mos ndjekjen e Amerikës në çështjen e daljes nga marrëveshja bërthamore. Vitin e kaluar Donald Turmpo me një vendim të njëanshëm, e shpalli Kodsin kryeqytet të regjimit sionist dhe bëri transferimin e ambasadës amerikane në këtë qytet. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka mundësuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, gjë e cila shkaktoi vrasjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e 3 mijë të tjerëve. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.