Policia turke gjen prova për vrasjen e gazetarit saudit
Një zyrtar i lartë i policisë turke tha të martën për mediat, se policia gjeti “prova të caktuara” se gazetari saudit Jamal Kashoggi u vra në një konsullatën saudite në Stamboll.
Zyrtari, i cili donte të mbetet anonim, nuk dha detaje të provave të gjetura gjatë një kërkimi afatgjatë në konsullatë, i cili zgjati deri në fillim të mëngjesit, të kryer nga hetuesit turq me homologët sauditë. Turqia ka zgjeruar kërkimin e saj për gjurmë të gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, duke përfshirë edhe rezidencën e konsullit saudit në Stamboll. Vet konsullata, ku Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor, iu nënshtrua kontrolleve të hetuesve turq të hënën, për të parën herë. Konsulli saudit është larguar tashmë nga Turqia. Gjatë natës së kaluar, policia turke përfundoi një operacion kontrolli në Konsullatë, pasi u lejua nga autoritetet saudite. Por, sipas medieve turke, konsulli është larguar nga Turqia disa orë para se të niste kontrolli në rezidencën e tij. Presioni po rritet mbi Arabinë Saudite për të dhënë një shpjegim të plotë se çfarë ka ndodhur me Khashoggin. Zyrtarët turq thonë se agjentët sauditë kanë vrarë dhe shkatërruar trupin e Kashoggi në Konsullatën Saudite më 2 tetor. Arabia Saudite deri më tani ka mohuar pretendime të tilla, por media amerikane njoftoi dje se Riadi ka shumë gjasa të pranojë se Kashogi u vra në konsullatë. Mediat amerikane shkruajnë se Kashoggi u vra gjatë marrjes në pyetje. Vendimi për të zgjeruar zonën e kërkimit, për të përfshirë edhe rezidencën e konsullit, u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, që shtoi se ai nuk kishte marrë asnjë rrëfim nga ana e autoriteteve saudite. Burimet thonë se makina me targa diplomatike janë parë të lëvizin nga Konsullata drejt rezidencës së konsullit, ditën kur u pa për të fundit herë Khashoggi. CNN, ndërkohë, shkruan se sipas disa burimeve, gazetari mund të jetë vrarë pasi një operacion për marrjen e tij në pyetje, në konsullatë, ka shkuar keq. Qeveria turke pretendon se ka prova që gazetari Jamal Khashoggi ishte vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite, pasi kritiku i autoriteteve në vendlindjen e tij, kishte shkuar për të rregulluar disa dokumente për martesë. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u futur brenda ndërtesës së konsullatës në Stamboll gjatë 2 tetorit, kurse burime të “Washington Post”, kanë thënë se ai ishte vrarë nga pjesëtarët e sigurisë së regjimit Al Saud. “Zëri i inçizuar brenda konsullatës tregon se çfarë i kishte ndodhur Jamalit pasi ishte futur brenda”, ka shtuar burimi i të përditshmes amerikane “Washington Post”, medie kjo për të cilën kishte punuar edhe 59-vjeçari Khashoggi. “Mund ta dëgjoni zërin e tij dhe të disa burrave që flisnin arabisht… Mund të dëgjohet se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, ka shtuar e përditshmja amerikane.