Moska e kënaqur me procesin e marrëveshjes në Idlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82095-moska_e_kënaqur_me_procesin_e_marrëveshjes_në_idlib_të_sirisë
Zëdhënësi i Kremlinit shprehu kënaqësinë e tij në zbatimin e marrëveshjes për një zonë pa armë në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Moska e kënaqur me procesin e marrëveshjes në Idlib të Sirisë

Zëdhënësi i Kremlinit shprehu kënaqësinë e tij në zbatimin e marrëveshjes për një zonë pa armë në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov shprehu kënaqësinë e tij me angazhimin e palës turke për zbatimin e një marrëveshjeje për një zonë pa armë në Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Ai ka shtuar: Sipas informacioneve që kemi nga ushtria jonë, marrëveshja është duke u zbatuar dhe ushtria jonë është e kënaqur me punën e palës turke. Sigurisht, nuk mund të pritet që situata të jetë mjaft e rrjedhshme, por procesi vazhdon. Marrëveshja e Idlib është duke u zbatuar pavarësisht nga afati i caktuar për të.