Konsulli saudit largohet fshehurazi nga Turqia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82100-konsulli_saudit_largohet_fshehurazi_nga_turqia
Muhamed Al- Otaibi, kryekonsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, natën është larguar nga Turqia dhe ka shkuar në Arabinë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 09:23 Europe/Tirane
  • Konsulli saudit largohet fshehurazi nga Turqia

Muhamed Al- Otaibi, kryekonsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, natën është larguar nga Turqia dhe ka shkuar në Arabinë Saudite.

Jamal Khashoggi, gazetar kritik saudit më 2 tetor është future në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll por nuk ka dalë kyrrë prej saj. Arabia Sauditë në formë jo zyrtare e ka pranuar vrasjen e gazetarit Khashoggi. Një prej atyre personave që ka qenë i implikuar direkt në këtë ngjarjes është Muhamed Al- Otaibi, kryekonsulli i Arabisë Saudite në Stamboll. Roli dhe implikimi I tij në vrasjen e Khashoggi, e bën atë të shpallet person non grata. Konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll nga Turqia është nisur drejt Rijadit, ndërsa hetimet për fatin e gazetarit disident Xhamal Khashoggi, i cili u zhduk pasi vizitoi konsullatën e mbretërisë saudite në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll dy javë më parë, po vazhdojnë. Mohamed Al Otaibi la Turqinë në një fluturim komercial të martën, disa orë përpara se rezidenca e tij të kontrollohej nga policia turke në lidhje me zhdukjen e shkrimtarit 59-vjeçar. Më parë gjatë ditës, ministri i jashtëm turk ,Mevlut Cavusoglu, tha se forcat e sigurisë së vendit të tij do të merrnin në pyetje zyrtarët në Konsullatën Saudite në Stamboll, nëse do të jetë e nevojshme. Cavusoglu nënvizoi rëndësinë e një qasjeje "transparente dhe të orientuar drejt rezultateve", duke shtuar, "Situata duhet të qartësohet në mënyrë që askush të mos ketë pikëpyetje në mendje". Disa burime të informuara kanë thënë se janë marrë disa vendime për largimin e Abdulaziz bin Saud bin Najef, ministrin e brendshëm të Arabisë Saudite dhe Abdulaziz bin Muhamed Al-Huvejrini, shefin e policisë së sigurisë. Arabi 21" ka shkruar se sipas shumë gjasave, ministri i brendshëm i Arabisë Saudite do të shpallet fajtor për çështjen e zhdukjes së gazetarit Khashoggi të zhdukur. Faqja "Arabi 21" në internet në një raport të saj ka shkruar: "Sipas të gjitha gjasave, ministri i brendshëm i Arabisë Saudite do të shpallet fajtor për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe do të sakrifikohet për autoritetet e tjera të këtij vendi". Disa burime të informuara kanë thënë se janë marrë disa vendime për largimin e Abdulaziz bin Saud bin Najef, ministrin e brendshëm të Arabisë Saudite, dhe Abdulaziz bin Muhamed Al-Huvejrini, shefin e policisë së sigurisë. Jamal Khashoggi më 2 tetor u zhduk pasi ka hyr në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Sipas policisë së Turqisë, ai është vrarë në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite. Ndërkohë autoritetet saudite kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe kanë thënë se ai në po atë ditë është larguar nga konsullata dhe nuk kanë informacione për fatin e tij. Presioni po rritet ndaj Arabisë Saudite për të hedhur dritë mbi fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, pasi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo u takua me Mbretin Salman në Riad. Z. Khashoggi u pa për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll para dy javësh. Zyrtarët turq besojnë se z. Khashoggi u vra nga agjentët sauditë, por sauditët e kanë mohuar këtë. Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se sauditët po përgatiten të pranojnë se z. Khashoggi vdiq gjatë marrjes në pyetje, ku diçka shkoi keq sipas tyre. Brenda natës, policia turke përfundoi një kontroll në Konsullatën Arabe pasi mori leje nga autoritetet saudite. Sekretari i shtetit dhe mbreti kanë filluar bisedimet në Riad. Nuk ka asnjë fjalim zyrtare ende nga takimi por  zoti Pompeo do të kërkojë që mbreti të zgjerohet në bisedën e tij me Presidentin Donald Trump të hënën.  Duke folur rreth komunikimit që pati në telefon, Trump në një postim në Twitter tha: Fola me mbretin e Arabisë Saudite i cili mohon çdo njohuri për çdo gjë që mund të ketë ndodhur me gazetarin saudit. Ai më vonë u tha gazetarëve: "Mohimi ishte shumë, shumë i fortë. Më dukej sikur ndoshta këta mund të ishin vrasës mashtrues. Kush e di?"