Një audioincizim përmban hollësi të tmerrshme të vrasjes së gazetarit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82120-një_audioincizim_përmban_hollësi_të_tmerrshme_të_vrasjes_së_gazetarit_saudit
Vrasësit e tij pritën kur Jamal Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 15:22 Europe/Tirane
  • Një audioincizim përmban hollësi të tmerrshme të vrasjes së gazetarit saudit

Vrasësit e tij pritën kur Jamal Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dy javë më parë.

Ata i prenë gishtat gjatë një marrje në pyetje dhe më vonë u copëtuan trupin e tij, sipas të dhënave nga regjistrimet audio të publikuara në mediat turke të mërkurën, shkruan The New York Times. Dhe siç thuhet më tej, sipas audioregjistrimit, e gjitha ndodhi brenda pak minutash. Po sipas The New York Times, ka qenë një zyrtar i lartë turk ai që ka konfirmuar detajet që u botuan në gazetën e përditshme pro-qeveritare Yeni Safak. Dalja e detajeve të tilla, në të njëjtën ditë kur Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po vizitonte Turqinë, pasqyroi një përshkallëzim të presionit nga qeveria turke mbi Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara për përgjigje për fatin e Khashoggi, një gazetari disident i shquar, i cili shkroi edhe për The Washington Post. Dhe derisa kanë kaluar pesëmbëdhjetë ditë pasi ai hyri në konsullatën në Stamboll dhe nuk u pa që nga ajo ditë, sauditët ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.