Takim i liderëve të BE-së, Brexit në plan të parë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82121-takim_i_liderëve_të_be_së_brexit_në_plan_të_parë
Udhëheqësit e BE-së do të takohen sonte në një samit në Bruksel, ku është planifikuar të diskutohet marrëveshja mbi largimin e Britanisë së Madhe nga BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2018 15:53 Europe/Tirane
  • Takim i liderëve të BE-së, Brexit në plan të parë

Udhëheqësit e BE-së do të takohen sonte në një samit në Bruksel, ku është planifikuar të diskutohet marrëveshja mbi largimin e Britanisë së Madhe nga BE.

Është planifikuar që kryeministrja britanike Theresa May të paraqesë para homologëve të saj evropianë pikëpamjen e pozitës aktuale të Londrës në bisedimet rreth largimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe se si të procedohet tutje. Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së gjatë darkës do të flasin për pozicionet e BE-së në vazhdimin e negociatave, por edhe mundësitë në rast se marrëveshja me Britaninë e Madhe nuk arrihet brenda periudhës së pritshme. Kryeministri i Estonisë, Juri Rathas, thotë se ende beson se marrëveshja Britani-BE për Brexit është e mundur. Rathas tha para samitit se është e rëndësishme të ruhet uniteti i BE-së në këtë çështje. “Besoj se kjo marrëveshje është e mundur. Është e rëndësishme për të ruajtur unitetin e BE 27, për të punuar si një ekip. Unë e di se çështja kryesore e kufirit është mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, tha ai, duke shtuar se Britania ishte gjithashtu një partner i ngushtë dhe i rëndësishëm i BE-së.