Evropa kundër masave amerikane rreth marrëveshjes bërthamore
Ambasadori amerikan në Evropë ka thënë se Uashingtoni është kundër masave të ndërmarra nga Evropa lidhur me ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Gordon Sondland, ambasador I Amerikës në BE, në një intervistë për kanalin televiziv Euronews ka thënë se masat e ndërmarra nga Evropa për të anashkaluar sanksionet amerikane kundër Iranit, nuk do të jenë funksionale pasi shumica e kompanive evropiane nuk do të bashkëpunojnë në këtë çështje. Kompanitë e huaja duhet të zgjedhin ose të bashkëpunojnë me Iranin ose me Amerikën, pasi ata nuk mund të kryejnë biznes njëkohësisht në të dyja vendet. Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në BE vjen në kohën kur marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.