SHBA të rishikojnë marrëdhëniet me Arabinë Saudite
Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë marrëdhëniet e vjetra të vendit me Arabinë Saudite, tha të enjten Senatori i SHBA dhe ish kandidati presidencial Bernie Sanders në një deklaratë të Twitter.
"Unë kam qenë prej kohësh i trazuar nga natyra e marrëdhënieve midis SHBA dhe Arabisë Saudite," tha Sanders. "Është koha që ne ta rishikojmë tërësisht këtë marrëdhënie". Deklarata me 26 fjalë u nxit nga zhdukja dhe vrasja e kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, gjatë një vizite në Konsullatën Saudite në Stamboll. "Shtetet e Bashkuara janë bashkëpunëtorë në krimet e Arabisë Saudite në mbarë botën dhe kurrë nuk do të ndëshkojnë mbretërinë mbi shkeljet e saj ndërkombëtare, deklaroi akademiku amerikan Dr. Dennis Etler, duke hedhur poshtë premtimet e Presidentit Donald Trump se e mban Riadin përgjegjës për zhdukjen misterioze të gazetarit opozitar Jamal Khashoggi. Burime të ndryshme të inteligjencës në SHBA dhe Turqi thonë se gazetari disident saudit u torturua dhe u vra në kompleksin e Konsullatës Saudite nën urdhrin e drejtpërdrejtë nga Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman. "Arabia Saudite jo vetëm që është një treg i gatshëm për shitjet masive të armëve amerikane, por sauditët japin fonde dhe përkrahje ideologjike për grupet e terrorizmit takfirist që ka rrënuar botën për më shumë se dy dekada dhe i ka furnizuar SHBA-të me trupa për të destabilizuar dhe shkatërruar shtetet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë duke ndihmuar Uashingtonin në planet e tij imperialiste për hegjemoni rajonale dhe globale" ,shtoi ky akademik i shquar amerikan. Ndërkohë, senatori i Lartë Republikan Lindsey Graham thekson se Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman është një "shkatërrimtar" dhe se Riadi duhet ta heqë atë nga pushteti para se ai të dëmtojë më tej imazhin e mbretërisë. Graham, një mbështetës i fortë i Presidentit Donald Trump, i tha të martën kanalit Fox News se ai nuk do të udhëtonte në Arabinë Saudite për sa kohë që bin Salman është në pushtet. "Ai e ka vrarë gazetarin në konsullatën në Turqi dhe pret që unë ta injoroj këtë? Ndihem i përdorur, i frustruar dhe i keqtrajtuar. Jam përpjekur çdo herë duke mbrojtur Arabinë Saudite, sepse ata janë një aleat i mirë ", tha Graham. Senatori tha se do të "sanksiononte Arabinë Saudite" për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Kështu edhe Lindsay Graham radhitet në një listë të gjatë të ligjvënësve republikanë dhe demokratë, të cilët i kanë bërë thirrje Presidentit Trump që të ushtrojë presion mbi mbretërinë saudite derisa të hidhet dritë mbi fatin e Jamal Khashoggi.