Dështimi i takimit të Brukselit në lidhje me Brexit-in
Takimi i liderëve të BE-së në Bruksel me kryeministren britanike Theresa May nuk shënoi asnjë progres. Ai që u përshkrua në mediat e huaja si “samiti më i shkurtër i të gjitha kohërave”, pati një darkë të përbashkët dhe pastaj secili u largua në punën e vet.
Ekspertët konsiderojnë megjithatë se “topi” duket të jetë në anën e britanikëve pasi europianët këto javët e fundit e kanë zbutur ndjeshëm pozicionin e tyre mbi kufirin. May praktikisht nuk prezantoi asgjë të re në këtë samit. Përfaqësuesit e vijës së ashpër në Britani kërkojnë që vendi të dalë nga Bashkimi Europian brenda natës, pa asnjë detyrim dhe pa asnjë pagesë përfundimtare. Përkrahësit e unionit nga ana tjetër kërkojnë një referendum të dytë. Shefja e ekzekutivit britanik e pati sidoqoftë një njoftim pas takimit të Brukselit. Tranzicioni i shkëputjes, sipas saj, mund të zgjatet me disa muaj për t’u siguruar që nuk do të ketë një kufi fizik në Irlandën e Veriut. Kryeministrja sqaroi se kjo ishte ideja e re që ka dalë në dritë gjatë negociatave. Largimi i Britanisë duhet të kryhet në mars dhe planet aktuale të periudhës së tranzicionit parashikojnë përfundimin e saj në fundin e 2020-tës. Disa ligjvënësve konservatore megjithatë nuk i pëlqen ideja që Mbretëria e Bashkuar të lidhet me rregullat e BE-së për një kohë më të gjatë.Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë. Periudha aktuale e tranzicionit, që synon të hapë rrugën për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë dhe unionit, është 21 muaj. Por, me të dyja palët që po dështojnë të arrijnë një marrëveshje, kryeministrja britanike, Theresa May ka sugjeruar zgjatjen e kësaj periudhe me disa muaj. Disa përkrahës të “Brexit”-it në Britani kanë reaguar ashpër ndaj sugjerimit, ndërsa një burim nga Bashkimi Europian ka thënë se do të duhet të ketë pasoja financiare, nëse Britania zgjat periudhën e tranzicionit. Sidoqoftë, përcjell tch, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk foli për gazetarët në fund të samitit të Brukselit, ku nuk u arrit asgjë. “Nëse Britania e Madhe do një zgjatje të periudhës së tranzicionit, që do të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje, unë jam i sigurt se udhëheqësit do të ishin të gatshëm ta merrnin në konsideratë këtë”, tha Tusk. Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, tha në anën tjetër se zgjatja e periudhës së tranzicionit, sipas gjasave është e paevitueshme dhe është një ide e mirë, sepse do të linte vend për ravijëzimin e një marrëveshjeje afatgjatë mes Britanisë dhe BE-së. Më herët, May kishte thënë se zgjatja e periudhës së tranzicionit ishte një ide e re, që u shfaq në negociata, dhe nuk e kishte menduar se do të mund të konkretizohej. Udhëheqësit e BE-së do të takohen sonte në një samit në Bruksel, ku është planifikuar të diskutohet marrëveshja mbi largimin e Britanisë së Madhe nga BE. Është planifikuar që kryeministrja britanike Theresa May të paraqesë para homologëve të saj evropianë pikëpamjen e pozitës aktuale të Londrës në bisedimet rreth largimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe se si të procedohet tutje. Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së gjatë darkës do të flasin për pozicionet e BE-së në vazhdimin e negociatave, por edhe mundësitë në rast se marrëveshja me Britaninë e Madhe nuk arrihet brenda periudhës së pritshme. Kryeministri i Estonisë, Juri Rathas, thotë se ende beson se marrëveshja Britani-BE për Brexit është e mundur. Rathas tha para samitit se është e rëndësishme të ruhet uniteti i BE-së në këtë çështje. “Besoj se kjo marrëveshje është e mundur. Është e rëndësishme për të ruajtur unitetin e BE 27, për të punuar si një ekip. Unë e di se çështja kryesore e kufirit është mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, tha ai, duke shtuar se Britania ishte gjithashtu një partner i ngushtë dhe i rëndësishëm i BE-së. Kryenegociatori i BE, Michel Barnier ka pohuar se çështja e diskutueshme e kufirit irlandez mund të fundosë çdo shans për një marrëveshje të Brexit midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian. Barnier zbuloi se marrëveshja e Brexit ishte arritur 90%, por ekziston mundësia që negociatat të dështonjnë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi kufirin irlandez. "Përgjigja është po,"-tha ai kur u pyet për radion franceze France Inter, ku u pyet nëse çështja e kufirit irlandez mund të shkaktonte prishjen e negociatave. "Besoj se kemi nevojë për një marrëveshje. Unë nuk jam ende i sigurtë nëse do ta arrijmë. Është e vështirë, por e mundur". Kryeministrja britanike, Theresa May zemëroi shum nga deputetët e saj kur zbuloi një opsion të arritur nga bisediet në Bruksel me 27 liderat e BE, për zgjarjen e periudhës së tranzicionit për disa muaj në mënyrë që të 'zhbllokohet' ngërçi mbi çështjen e kufirit irlandez. Perspektiva e Brexit për zgjatjen e periudhës së tranzicionit që shkon të paktën deri në vitin 2021, ku Britania duhet të japë në arkën e BE-së një shumë prej 10-15 miliardë euro ka zemëruar deputetët. Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë thënë se duan të shmangin një kufi të vështirë në Irlandën e Veriut.