Medvedev: Marrëdhëniet e Rusisë dhe BE në nivelin më të ulët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82199-medvedev_marrëdhëniet_e_rusisë_dhe_be_në_nivelin_më_të_ulët
Kryeministri i Rusisë deklaroi se marrëdhëniet e Moskës me Bashkimin Evropian kanë arritur në nivelin më të ulët të mundshëm.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 20, 2018 12:57 Europe/Tirane
  • Medvedev: Marrëdhëniet e Rusisë dhe BE në nivelin më të ulët

Kryeministri i Rusisë deklaroi se marrëdhëniet e Moskës me Bashkimin Evropian kanë arritur në nivelin më të ulët të mundshëm.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Dimitry Medvedev, kryeministri i Rusisë, të premten në takim me Jan Klaud Junker, kryetarin e Komisionit të Evropës që u zhvillua gjatë punimeve të samitit Azi-Evropë në Bruksel, deklaroi se në disa vite të fundit nuk është zhvilluar  kurrfarë samiti mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe situata ka ndikuar negativisht edhe në kontaktet e ministrave të të dy palëve, gjë që tregon se niveli i marrëdhënieve të Rusisë dhe BE ka rënë tërësisht.

Medvedev shtoi se BE vazhdon të jetë partneri i katërt më i madh tregtar i Rusisë dhe u shpreh optimist që herët ose vonë të ndodhë një ndryshme thelbësor në marrëdhëniet mes të dy palëve i cili të dy palëve do t'u jepte mundësinë për t'u përballur me sfidat përpara.