55 të vdekur nga përleshjet ndëretnike në Nigeri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82225-55_të_vdekur_nga_përleshjet_ndëretnike_në_nigeri
Dhuna në komunitet në shtetin verior të Nigerisë, Kaduna, në ditët e fundit ka lënë të vdekur 55 persona, ka thënë të dielën policia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2018 11:09 Europe/Tirane
  • 55 të vdekur nga përleshjet ndëretnike në Nigeri

Dhuna në komunitet në shtetin verior të Nigerisë, Kaduna, në ditët e fundit ka lënë të vdekur 55 persona, ka thënë të dielën policia.

Ahmad Abdur-Rahman, në një intervistë telefonike, ka thënë se përleshjet mes dy komuniteteve në zonën Kasuwan Magani të Kadunas jugore ka çuar në arrestimin e 22 personave. Ai nuk dha detaje mbi shkaktarin e konfliktit por tensioni dhe përleshjet përgjatë vijave etnike e kanë futur atë pjesë të shtetit në ‘luftë’ në vitet e fundit, raporton Reuters.

“Kushdo që ka gisht në këtë krizë, duhet të përballet me fuqinë e ligjit”, ka thënë Abdur-Rahman. Ai tha se ora policore është vendosur në Kasuwan Magani nga qeveria shtetërore të enjten dhe ka ndihmuar në qetësimin e situatës, transmeton Koha.net.

Qindra persona janë vrarë këtë vit në dhunën e përshkallëzuar përgjatë Nigerisë.