Michael Moore: Ndaloni Trump e Salvinin sa nuk është vonë!
Nga skena e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që po zhvillohet në Romë, regjisori i njohur amerikan, Michael Moore, fitues i çmimit Oscarit e i Palmës së Artë në Kanë, sulmoi ashpër Presidentin Amerikan Donald Trump e zëvendës kryeministrin italian Matteo Salvini, por nuk i kursen fjalët as ndaj politikës amerikane e asaj italiane në përgjithësi.
Në konferencën e shtypit të mbajtur në ditën e debutimit të filmit të tij dokumentar "Fahrenheit 11/9" i cili garon për çmimin Marc D'Aurelio në Festivalit e Romës, regjisori amerikan Moor, njëherësh producent e skenograf i suksesshëm, shpreh pakënaqësinë e tij të madhe se si populli amerikan lejoi që Donald Trump të zgjidhet Presidenti i SHBA. "Jam i zhgënjyer , tha ai se si Amerika e lejoj një gjë të tillë, jam i zhgënjyer se si nuk u ndryshua ajo pikë e Kushtetutës amerikane që edhe pse me 3 milionë vota më pak i dhuroi fitoren Trump kundër Hillary Clinton." "Mediat amerikane e nënvlerësuan Trump, tha ai, e shihnin si një person argëtues që tërhiqte lexuesit e askush nuk besonte se ai do të fitonte, Sondazhet në ditën e zgjedhjeve i jepnin vetëm 15 % të votave e të gjithë mendonin se njerëzit nuk janë aq budallenjs sa ta votonin, Por ja që njerëzit nuk janë dhe aq inteligjentë", tha Moore. Një uragan i vërtetë qenë fjalët e regjisorit amerikan ndaj poetikës aktuale italiane e në veçanti ndaj zëvendës kryeministrit Matteo Salvini. "Salvini është racist e fanatik", tha ai, Njerëzit duket sikur argëtohen nga Salvini e Di Maio, . Por nuk ka asgjë për t'u argëtuar".Regjisori amerikan Michael Moore i drejtohet popullit italian me lutjen se "duhet të rikthehen të jenë përsëri Italia e artit, e flmit, e letërsisë, Italia e kulturës por jo Italia e shprehjes së Salvinit "Italianët të parët".