Putin viziton Arabinë Saudite
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe përfaqësuesi i presidentit rus për çështje të Lindjes së Mesme ka deklaruar se janë përgatitur kushtet për vizitën e presidentit Vladimir Putin në Arabinë Saudite dhe Moska po pret vetëm të përfundojë procesi i hetimeve në lidhje me rastin e vdekjes së Jamal Khashoggi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mikhail Bogdanov ditën e hënë në një prononcim për gazetarë, ka thënë: "Çështja e vdekjes së Jamal Khashoggi ka bërë zhurmë të madhe, prandaj duhet të presim deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë çështje.
Bogdanov ka shtuar se një delegacion i lartë i përbërë nga disa institucione të Rusisë ditë më parë ka shkuar në Arabinë Saudite dhe ka kryer përgatitjet përkatëse me vizitën e Putin në Riad.
Vlen të theksohet se mbreti i Arabisë Saudite ka ftuar presidentin e Rusisë për një vizitë në Arabinë Saudite.