95% e marrëveshjes së Brexit është arritur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82301-95_e_marrëveshjes_së_brexit_është_arritur
Theresa May është shprehur se do të "shqyrtojë çdo mundësi të mundshme" për të zhbllokuar bisedimet e Brexit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2018 17:27 Europe/Tirane
  • 95% e marrëveshjes së Brexit është arritur

Theresa May është shprehur se do të "shqyrtojë çdo mundësi të mundshme" për të zhbllokuar bisedimet e Brexit.

Kryeminsitrja britanike u tha deputetëve se 95% e kushteve për daljen nga BE janë pranuar, por kufiri irlandez mbetet një pikë kyçe përplasjeje. Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania janë të gatshme të marrin në konsideratë zgjatjen e periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020. May u shpreh se gjithçka duhej të përmbyllej shumë më përpara majit të vitit 2022. Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, tha se marrëveshja e tërheqjes ishte 90% e plotë, dhe jo shifra prej 95% e dhënë nga May. Kufiri irlandez mbetet një pengesë e madhe, tha ai në një komitet në Strasburg. Por Verhofstadt shtoi se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihej përpara samitit të BE në dhjetor.