Zbehet "Davosi i shkretëtirës"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82314-zbehet_davosi_i_shkretëtirës
Iniciativa e Investimeve për të Ardhmen, konferencë e mbajtur në Arabinë Saudite, këtë viti u zbeh nga vdekja e gazetarit saudit, një kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili u zhduk pasi hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 24, 2018 08:24 Europe/Tirane
  • Zbehet

Iniciativa e Investimeve për të Ardhmen, konferencë e mbajtur në Arabinë Saudite, këtë viti u zbeh nga vdekja e gazetarit saudit, një kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili u zhduk pasi hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor.

Një numër i madh politikanësh perëndimorë dhe shefave të biznesit global refuzuan ftesën për të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të investimeve të Arabisë Saudite, pikërisht pasi doli në pah rasti Khashoggi. Konferenca po mbahet në hotelin Ritz-Carlton, ku shumë princa, biznesmenë dhe zyrtarë sauditë u arrestuan në një goditje kundër korrupsionit pak kohë pas përfundimit të konferencës së vitit të kaluar, që tërhoqi investitorë dhe ngriti shqetësimin për transparencën. Miliarderi saudit Prince Alwaleed bin Talal, i cili ishte në mesin e atyre që u ndaluan, u shfaq në forum pranë MbS. Ministri saudit i Energjisë Khalid al-Falih siguroi konferencën se Arabia Saudite po kalonte një krizë, por do të përparonte me reformat ekonomike.