Rusia veprimet e Amerikës i konsideron kërcënim për sigurinë e saj
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82353-rusia_veprimet_e_amerikës_i_konsideron_kërcënim_për_sigurinë_e_saj
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se dalja e Amerikës nga traktati i armëve bërthamore me rreze të shkurta veprimi, është kërcënim për Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2018 11:25 Europe/Tirane
  • Rusia veprimet e Amerikës i konsideron kërcënim për sigurinë e saj

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se dalja e Amerikës nga traktati i armëve bërthamore me rreze të shkurta veprimi, është kërcënim për Rusinë.

Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se humbja e dialogut dhe mungesa e besimit, është problemi kryesor i marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, prandaj vendimi i Uashingtonit për të dalë nga traktati i armëve bërthamore (INF) konsiderohet kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe ka nevojë për një reagim serioz.

Riabkov gjithashtu ka thënë se pas daljes së Amerikës nga ky traktat, edhe një dokument tjetër i rëndësishëm dy palësh është në rrezik serioz dhe ai është traktati përkatës me reduktimin dhe kufizimin e armëve strategjike agresore “Start-3” i cili është nënshkruar në vitin 2010.

Riabkov theksoi se Rusia të mërkurën ka paraqitur një projekt rezolutë në OKB për të mbështetur ruajtjen e traktatit të armëve bërthamore.