Evropa dhe OKB të angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82367-evropa_dhe_okb_të_angazhuar_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Me gjithë kundërshtimin e gjerë të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Evropa thekson ruajtjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2018 06:22 Europe/Tirane
  • Evropa dhe OKB të angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Me gjithë kundërshtimin e gjerë të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Evropa thekson ruajtjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare.

Donald Trump president I Amerikës me qëndrimet e tij kundër marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 mori vendim për tërheqjen e Amerikës nga kjo marrëveshje. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.  Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa javë me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE në një deklaratë të saj ka thënë: Marrëveshja bërthamore është një prej sukseseve të diplomacisë shumëpalëshe e cila mbrohet nga BE dhe nga OKB. Kohët e fundit sajti Washington Free Beacon ka folur mbi ndasitë e brendshme në qeverinë amerikane sidomos mbi çështjen e ruajtjes së aksesit të Iranit në tregjet ndërkombëtare. Më 6 gusht Donald Trump me anë të një dekreti ka urdhëruar kthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në atë kohë presidenti amerikan ka premtuar se faza e dytë e sanksioneve kundër Iranit do të prekë sistemin bankar dhe eksportin e naftës iraniane, fazë e cila do të vihet në zbatim më 4 nëntor. Helga Schmid, zv/shefe për politikë të jashtme të BE në një deklaratë të saj tha se anëtarët e  marrëveshjes bërthamore përsëritën angazhimin e tyre për të zbatuar marrëveshjen bërthamore në mirëbesim në mënyrë të plotë, të rregullt dhe efektiv. Helga Schmid duke përfaqësuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini tha se anëtarët që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore e përshkruan marrëveshjen bërthamore si pjesë kryesore e NPT dhe një arritje shumë të rëndësishme diplomatike e cila është miratuar me Rezolutën 2231. Anëtarët shprehën keqardhje për daljen e njëanshme të SHBA nga marrëveshja, duke përsëritur se përmbushja e kërkesave të Iranit dhe normalizimi i bashkëpunimit ekonomik me Teheranin janë thelbësore për të mbijetuar marrëveshja. Evropa duhet të deklarojë për Iranin se në rast të kthimit të sanksioneve, si do t’i sigurojë interesat e Republikës Islamike të Iranit në marrëveshjen bërthamore.