Nesër në Stamboll mbahet takimi katërpalësh mbi krizën në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82393-nesër_në_stamboll_mbahet_takimi_katërpalësh_mbi_krizën_në_siri
Nesër në qytetin Stamboll të Turqisë do të organizohet takimi katërpalësh midis liderëve të Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me krizën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2018 17:27 Europe/Tirane
  • Nesër në Stamboll mbahet takimi katërpalësh mbi krizën në Siri

Nesër në qytetin Stamboll të Turqisë do të organizohet takimi katërpalësh midis liderëve të Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me krizën në Siri.

Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë, Vladimir Putin president i Rusisë, Emanuel Makron president i Francës dhe Angela Merkel, kancelarë e Gjermanisë, nën shoqërimin e Steffan Di Mistura, të dërguarin special të OKB për të çështjen e Sirisë, në takimin e nesërm në Stamboll do të diskutojnë mbi çështjet që kanë të bëjnë me Sirinë. Mediat turke kanë njoftuar se organizimi i këtij takimi katërpalësh nga Turqia do të bazohet në zbatimin e armëpushimit në Idlib dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike për krizën siriane. Idlibi është një qytet në veriperëndim të Sirisë që mbahet i pushtuar nga grupet terroriste dhe qeveria siriane ka ndërmend ta çlirojë atë nga prania e terroristëve që mbështeten nga disa vende të rajonit dhe perëndimit. Pas sukseseve të shumta të qeverisë siriane, shumë terroristë janë larguar dhe janë përqendruar në Idlib.