Oxfam: Në çdo tre orë vritet një jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82399-oxfam_në_çdo_tre_orë_vritet_një_jemenas
Fondacioni ndërkombëtar i urgjencës për çrrënjosjen e varfërisë, urisë dhe padrejtësisë i njohur me inicialet Oxfam në një raport të tij ka thënë se në çdo 3 orë në Jemen humb jetën një civil.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2018 07:06 Europe/Tirane
  • Oxfam: Në çdo tre orë vritet një jemenas

Fondacioni ndërkombëtar i urgjencës për çrrënjosjen e varfërisë, urisë dhe padrejtësisë i njohur me inicialet Oxfam në një raport të tij ka thënë se në çdo 3 orë në Jemen humb jetën një civil.

Oxfam me qendër në Angli, nga Amerika dhe vendet e tjera mbështetëse të regjimit Saudit ka kërkuar të ndërpresin shitjen e armëve për Arabinë Saudite. Arabia Saudite duke blerë armatime të shumta nga Amerika dhe nga vendet perëndimore kryesisht nga Britania e Madhe, është e angazhuar intesivisht në vrasjen e popullit të pambrojtur jemenas. Shumë organizata dhe qendra ndërkombëtare kanë kërkuar nga vendet mbështetëse të regjimit Saudit që të ndërpresin shitjen e armatimeve për këtë regjim. Kohët e fundit OKB ka raportuar se gjendja dhe situata në Jemen është tepër e rënduar dhe katastrofike.