Erdogan: Kemi prova të tjera për vrasjen e Khashoggi
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje autoriteteve në Arabinë Saudite që të tregojnë lokacionin se ku janë hedhur gjymtyrët e gazetarit të masakruar Jamal Khashoggi, pasi pretendohet se trupi i tij është copëtuar brenda konsullatës saudite në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se trupi i Khashoggit është “prerë në copa” nga eksperti i forensikës saudite që ishte fotografuar kur kishte arritur në Stamboll, po në ditën e njëjtë kur është kryer vrasja nga 15 pjesëtarët e “grupit vrasës”. Prokurori saudit ka pranuar dje (e enjte) se provat e ofruara nga autoritetet turke tregojnë se vrasja e gazetarit ishte paramenduar më herët, edhe pse autoritetet saudite më parë pretendonin se Khashoggi kishte vdekur derisa ishte marrë në pyetje. 59-vjeçari ishte zhdukur më 2 tetor, pasi ishte futur në konsullatën saudite në Stamboll për t’i rregulluar disa dokumente që i lejonin atij të martohet me të fejuarën e tij turke Hatice Cengiz. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara para anëtarëve të partisë së tij, Erdogan ka shtruar një pyetje: “Kush e ka urdhëruar këtë?” “Kush urdhëroi ardhjen e 15 personave në Turqi?”, dëgjohet Erdogan duke thënë duke iu referuar kështu “ekipit vrasës”, duke shtuar se Turqia ka “informacione dhe prova të tjera” për vrasjen që do ndriçojnë të vërtetën. Presidenti turk gjithashtu ka thënë se kryeprokurori saudit do të mbërrijë të dielën në Turqi, për të hetuar vrasjen e 59-vjeçari, ku do të takohet me prokurorët turq. Arabia Saudite ka kundërshtuar thirrjet e Turqisë për të ekstraduar 18 Sauditë të kërkuar për vrasjen e Khashoggi. Fakti se Arabia Saudite nuk është e gatshme të ekstradojë të dyshuarit e ndaluar në lidhje me vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi në Turqi dëshmon se mbretëria saudite është fajtore për krimin. Tashmë është shumë e qartë se Arabia Saudite ishte pas vrasjes së Khashoggi dhe sundimtarët sauditë janë duke u përpjekur për të shmangur çdo lloj faji. Nëse nuk mund t'i gjykosh personat që kanë kryer këtë krim mizor, Arabia Saudite nuk mund të mbahet përgjegjëse për atë që ka ndodhur. Është shumë e qartë se nëse Arabia Saudite nuk është e gatshme t'i lejojë këta njerëz të gjykohen brenda Turqisë, ku shumica e atyre individëve janë vrasës të specializuar për Princin e Kurorës Saudite, Muhammed bin Salman, është shumë e qartë se sundimtarët sauditë po mbrojnë individët që dyshohet se kanë kryer këtë krim. Por për opinionin publik botëror është shumë e qartë se këta vrasës e bënë këtë krim në emër të princit Muhammed bin Salman.