Macron dhe Merkel mbështesin sanksionet evropiane kundër Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82427-macron_dhe_merkel_mbështesin_sanksionet_evropiane_kundër_arabisë_saudite
Presidenti francez dhe kancelarja gjermane, në prag të samitit të Stambollit, mbështetën qëndrimin evropian mbi sanksionet kundër Arabisë Saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 27, 2018 20:34 Europe/Tirane
  • Macron dhe Merkel mbështesin sanksionet evropiane kundër Arabisë Saudite

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane, në prag të samitit të Stambollit, mbështetën qëndrimin evropian mbi sanksionet kundër Arabisë Saudite.

Emanuel Makron dhe Angela Merkel në takimin dypalësh që zhvilluan para samitit katërpalësh në Stamboll, kanë mbështetur qëndrimin e koordinuar të Evropës për sanksionimin e Rijadit si dhe kanë kritikuar regjimin saudit për vrasjen e gazetarit disident Xhamal Khashoggi. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi i saj nuk është i gatshëm të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet. Arabia Saudite është një nga aleatët më të rëndësishëm rajonalë të Perëndimit dhe një tregtar i madh amerikan dhe europian i armëve, duke luajtur një rol të rëndësishëm në eksportin e naftës dhe investimet në bllokun perëndimor.