Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite janë humbës në çështjen Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82462-amerika_izraeli_dhe_arabia_saudite_janë_humbës_në_çështjen_khashoggi
Përveç Arabisë Saudite, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, konsiderohen humbësit kryesorë të çështjes së vrasjes së Jamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2018 17:31 Europe/Tirane
  • Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite janë humbës në çështjen Khashoggi

Përveç Arabisë Saudite, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, konsiderohen humbësit kryesorë të çështjes së vrasjes së Jamal Khashoggi.

E përditshmja franceze Le Monde, në një artikull të Jean-Pierre Filiu shqyrton fituesit dhe humbësit e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll. Duke iu referuar qasjeve dyfytyrëshe dhe përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të shfajësuar princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman, gazeta franceze shkruan: Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u dërgua në Riad për të bërë diçka për të frenuar krizën, por madje edhe ai e pati të vështirë të mohojë akuzat kundër mikpritësit të tij. Filiu më tej kujton se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kishte llogaritur në ndihmën e Mohammed bin Salman për tu afruar me Arabinë Saudite kundër Iranit, por ai do të paguajë një çmim të rëndë në historinë e vrasjes barbare të Jamal Khashoggi. Një zyrtar saudit kërcënoi se Arabia Saudite do të afrohej me Iranin përballë sanksioneve eventuale të Shteteve të Bashkuara kundër Riadit. Autori më në fund përmendi tensionet e fundit midis Arabisë Saudite dhe Kanadasë dhe shkruan: Parashikimet e Otavës për pasojat e performancës së Princit të Kurorës në Arabinë Saudite kanë rezultuar të drejta dhe ky është mësimi më i vogël që mund të mësohet nga çështja e vrasjes së Jamal Khashoggi.