Një milion firma për një referendum të ri Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82478-një_milion_firma_për_një_referendum_të_ri_brexit
Fushata e gazetës ‘’Indipendent’’ për një referendum tjetër për Brexit arriti pragun e një milion firmave vetëm tre muaj pas fillimit të iniciativës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2018 09:48 Europe/Tirane
  • Një milion firma për një referendum të ri Brexit

Fushata e gazetës ‘’Indipendent’’ për një referendum tjetër për Brexit arriti pragun e një milion firmave vetëm tre muaj pas fillimit të iniciativës.

Gazeta hapi fushatën më 25 korrik duke shpjeguar në një editorial se referendumi i 2016-ës “i dha sovranitet popullit britanik, tani njerëzit kanë të drejtë të kenë fjalën e fundit”, po ashtu edhe në rezultatin e negociatave me Brukselin për një ”divorc” nga BE.

Ideja e një referendumi të dytë është ende një ide e përjashtuar nga qeveria, por shanset që mund të arrihet një marrëveshje me Brukselin e cila të miratohet nga Parlamenti janë gjithmonë më të ulëta dhe protestat në vend po rriten.

Vetëm javën e kaluar rreth 700 000 njerëz dolën në rrugët e Londrës për të kërkuar të ashtuquajturën ‘’Votimi i popullit’’ dhe për t’u bashkuar me “Ecja për të ardhmen” të organizuar nga gazeta ”Independent”.