Lamtumira e Merkelit: Mandati i fundit si kancelare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82486-lamtumira_e_merkelit_mandati_i_fundit_si_kancelare
Pas rezultatit katastrofik të partisë së saj në zgjedhjet e landit të Hessenit, Angela Merkel merr vendimin kyç:  Nuk do të rikandidojë më si kancelare, pas mbarimit të këtij mandati, ndërsa në dhjetor do të largohet dhe nga presidenca e CDU-së.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2018 13:54 Europe/Tirane
  • Lamtumira e Merkelit: Mandati i fundit si kancelare

Pas rezultatit katastrofik të partisë së saj në zgjedhjet e landit të Hessenit, Angela Merkel merr vendimin kyç:  Nuk do të rikandidojë më si kancelare, pas mbarimit të këtij mandati, ndërsa në dhjetor do të largohet dhe nga presidenca e CDU-së.

"Jam gati të punoj si kancelare deri në fund të mandatit 2021 por më pas nuk do të rikandidoj." u shpreh Merkel. Kancelarja gjermane gjithashtu nuk do të rikandidojë më për postin e kryetares së CDU-së në zgjedhjet e dhjetorit.  Merkel dha deklaratën të hënën, pasi partia e saj u dobësua rëndë nga zgjedhjet në shtetin e Hessenit të dielën. Pavarësisht fitores, partia e drejtuar prej Merkel mori rreth 10 për qind më pak se votimet e fundit. Kryetarja e SPD-së, Andrea Nales, e cila është në aleancë me kancelaren Merkel, tha të dielën se rezultatet e dobëta në vijimësi janë pasojë e mungesës së një itinerari të qartë politik nga ana e CDU-së.  Madje ajo kërcënoi se do të marrë parasysh daljen nga koalicioni qeverisës nëse partneri i saj nuk fokusohet në çështjet më me interes për popullin.  Merkel prej 13 vitesh mban postin e kancelares së Gjermanisë. Megjithatë nga viti i shkuar pas kritikave mbi politikat e emigracionit, lidershipi i saj është lëkundur ndjeshëm. Merkel gjithashtu është, kryetarja më jetëgjatë e Unionit të Kristiandemokratëve, e zgjedhur prej vitit 2000.