Prokurori saudit diskuton në Stamboll vrasjen e Khashoggit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82487-prokurori_saudit_diskuton_në_stamboll_vrasjen_e_khashoggit
Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, është duke diskutuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi me Kryeprokurorin e Stambollit, ka raportuar agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2018 13:55 Europe/Tirane
  • Prokurori saudit diskuton në Stamboll vrasjen e Khashoggit

Kryeprokurori i Arabisë Saudite, Saud al-Mojeb, është duke diskutuar vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi me Kryeprokurorin e Stambollit, ka raportuar agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu.

Turqia është duke kërkuar ekstradimin e 18 sauditëve të dyshuar që janë ndaluar në Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll, pasi ai kishte hyrë në këtë ndërtesë më 2 tetor. Ndërkohë Anadolu ka thënë se al-Mojeb ka arritur në gjykatën kryesore të Stambollit më 29 tetor për të takuar kryeprokurorin e qytetit, Irfan Fidan. Sipas kësaj agjencie edhe prokurori saudit do të bëjë kërkime në konsullatë. Vrasja e Khashoggit, kolumnistit të Washingtonit Postit dhe kritikut të trashëgimtarit të fronit saudit, Muhammad bin Salman, ka nxitur zemërim ndërkombëtar. Al-Mojeb ka thënë javën e kaluar se vrasja ka qenë e paramenduar, duke bërë kështu deklarata kundërthënëse, në krahasim me deklarata tjera zyrtare lidhur me këtë rast. Turqia ka thënë se ka ndarë informacione lidhur me vrasjen e Khashoggit me disa shtete duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Rusinë.