Ceremonitë e Arbainit organizohen në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82490-ceremonitë_e_arbainit_organizohen_në_shtetet_e_bashkuara_dhe_kanada
Ceremonitë e Arbainit huseinian u mbajtën në qytetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë me një prani të madhe të qytetarëve myslimanë dhe dashamirësve të tjerë të Ehlibejtit (as).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 29, 2018 18:02 Europe/Tirane
  • Ceremonitë e Arbainit organizohen në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada

Ceremonitë e Arbainit huseinian u mbajtën në qytetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë me një prani të madhe të qytetarëve myslimanë dhe dashamirësve të tjerë të Ehlibejtit (as).

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, ceremonitë e Arbainit u zhvilluan në mënyrë madhështore në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Nju Jork dhe Los Anxhelos. Mijëra kanadezë gjithashtu morën pjesë në ceremonitë e Arbainit në Toronto. Ndërkohë, Ekspozita fotografike "Arbaini Huseinian, tubimi më i madh paqësor në botë" u mbajt në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit McGill në Monteral, Quebec, Kanada. Në ekspozitën, e cila është pritur gjerësisht dhe me interes të madh nga publiku dhe qarqet akademike, janë paraqitur imazhe dhe aspekte të ndryshme të tubimit të pelegrinëve të Arbainit dhe ecja e tyre nga Naxhafi në Qerbela në Irak.