Qarqet mediatike pohojnë madhështinë e ceremonisë së Arbainit
(last modified Wed, 31 Oct 2018 08:15:06 GMT )
Tetor 31, 2018 09:15 Europe/Tirane
  • Qarqet mediatike pohojnë madhështinë e ceremonisë së Arbainit

Me gjithë përpjekjet në perëndim për të penguar transmetimin e ceremonisë së Arbainit, madhështia e kësaj ceremonie kushtuar martirizimit të imam Huseinit (as), i ka detyruar mediat kryesisht ato perëndimore që të pohojnë madhështinë e kësaj ceremonie.

Tubimi më i madh njerëzor në botë u zhvillua të martën me rastin e Arbainit husejnian në Qerbela, në jug të Irakut, me mbi 14 milionë pelegrinë. Më 20 Sefer i vitit 1440 hixhri kameri, që përkon me 30 tetor 2018, është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, në shkretëtirën e Qerbelasë në Irak. Hz. Husejni (as) në rrugën nga Meka për në Qerbela para martirizimit të tij, ka thënë: "Qëllimi i lëvizjes sime, është dënimi i pushtetit anti-islamik dhe krijimi i mirësisë dhe ndalimi i së keqes dhe ngritja kundër shtypjes dhe mbështetja e Kur'anit të shenjtë dhe mbajtja gjallë e fesë së pastër islame të Mohammedit".  Agjencia franceze France 24 thotë se gjatë 10 ditëve të fundit, më shumë se 14 milionë pelegrinë morën pjesë në ceremoninë e arbainit husejnian. Populli besimtar iranian, në ditën Arbainit, organizon ceremoni zie në qendra të ndryshme fetare e kulturore e në veçanti në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad. Mahfuz Tamimi, sekretari i këshillit të prefekturës së Qerbelasë ka thënë se ky qytet ka pritur mbi 4 milion pelegrinë të huaj shumica e të cilëve janë iranianë. Ali Miali zv/prefekti i Qerbelasë ka thënë se për garantimin e sigurisë gjatë organizimit të ceremonisë së Arbainit janë angazhuar 21 mijë forca ndërkohë që 10 mijë qendra janë ngritur për raste emergjente dhe shërbimi për pelegrinët. Ceremonia e Arbainit sivjet u transmetua nga 104 gazetarë të huaj dhe 670 gazetarë vendas.  Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë shkojnë në qytetin Qerbela në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit Huseinian. Imam Huseini (as) dhe shokët e tij besnikë, u martirizuan në Qerbela në ditën e dhjetë të muajit Muharrem në vitin 61 hixhri kameri. Arbaini sot është kthyer në një ceremoni simbol me karakteristika të shumta ku njëra prej tyre është mbledhja dhe bashkimi i miliona besimtarëve. Në këtë ceremoni marrin pjesë dashamirës nga mëse 100 vende të botës. Arbaini është një ceremoni që nuk njeh kufij dhe tek ai të gjithë janë të një kombi Rojaran një prej ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare lidhur me karakterin politik dhe social të Arbainit thotë: Ky fenomen për nga aspekti politiko-social është një fenomen i ri që nuk ka shembull në histori për nga organizimi madhështor i tij. ai shtoi se bota në ditën e Arbaini është dëshmitare e lëvizjes drejt paqes dhe qetësisë. Arbaini është një lëvizje botërore për vendosjen e drejtësisë dhe lirisë. Trimëria dhe burrëria e mesazhit të Ashures vihet re në hapat e fuqishëm të pelegrinëve në ceremoninë e Arbainit kushtuar të dyzetave të martirizimit të imam Huseinit (as).

 


 

Tags