Bill Gates anulon bashkëpunimin me fondacionin e princit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82598-bill_gates_anulon_bashkëpunimin_me_fondacionin_e_princit_saudit
Fondacioni Bill&Melina Gates, themeluesi i kompanisë së njohur Microsoft, ka anuluar bashkëpunimin e tij me fondacionin Misk që varet nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2018 05:20 Europe/Tirane
  • Bill Gates anulon bashkëpunimin me fondacionin e princit saudit

Fondacioni Bill&Melina Gates, themeluesi i kompanisë së njohur Microsoft, ka anuluar bashkëpunimin e tij me fondacionin Misk që varet nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman.

Bashkëpunimi është pezulluar për shkak të irritimit nga vrasja e gazetarit kritik, Jamal Khashoggi. Fondacionet Bill Gates dhe Misk vitin e kaluar nisën një program të përbashkët me vlerë 10 milion dollarë. Zëdhënësi i fondacionit Gates tha se deri tani është paguar shumë 1.5 milion dollarë dhe pjesa tjetër është pezulluar. Vrasja e gazetarit Khashoggi shkaktoi anulimin e pjesëmarrjes së shumë afaristëve në takimin Davosi shkretinor, ku Arabia Saudite shpresonte të thithte sa më shumë investitorë. Gazetari kritik Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor menjëherë pasi u fut në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.