Rruga e ambasadës saudite në Londër emërtohet me emrin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82617-rruga_e_ambasadës_saudite_në_londër_emërtohet_me_emrin_khashoggi
Amnesty International, një muaj pas vrasjes së gazetarit disident saudit në shenjë simbolike ka vendousr që rrugën ku gjendet ambasada saudite në Londër ta emëroj me emrin Xhamal Khashoggi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Rruga e ambasadës saudite në Londër emërtohet me emrin Khashoggi

Amnesty International, një muaj pas vrasjes së gazetarit disident saudit në shenjë simbolike ka vendousr që rrugën ku gjendet ambasada saudite në Londër ta emëroj me emrin Xhamal Khashoggi.

Ky veprim u publikua në orën 14:14 pikërisht kur në atë kohë gazetari disident saudit kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll dhe që prej atij momenti nuk ka dalë i gjallë nga aty. Më 2 tetor Xhamal Khashoggi është vrarë menjëherë pasi ka hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll, e më pas trupi i tij u copëtua si pjesë e një plani të paramenduar. “Jamal Khashoggi është mbytur menjëherë pasi ka hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll, e më pas trupi i tij u përçudnua si pjesë e një plani të paramenduar”, tha kryeprokurori turk këtë të mërkurë, duke bërë publike detaje të vrasjes për të parën herë. Zbardhja e ngjarjes vjen vetëm disa orë, pasi kryeprokurori saudit u largua nga Stambolli dhe zyra e homologut të tij turk tha se ishte e detyruar të zbulonte detajet, pasi bisedimet nuk kishin dhënë rezultate konkrete. Rijadi dërgoi kryeprokurorin në Stamboll, në përpjekje për t’i vënë kapak një krize që ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të paprecedentë mbi Arabinë Saudite. Sidoqoftë, zyrtarët turq thanë se homologët sauditë dukeshin më të interesuar të zbulonin se çfarë provash kishte Turqia kundër autorëve. Erdogan ka shtruar një pyetje: “Kush e ka urdhëruar këtë?” “Kush urdhëroi ardhjen e 15 personave në Turqi?”, dëgjohet Erdogan duke thënë duke iu referuar kështu “ekipit vrasës”, duke shtuar se Turqia ka “informacione dhe prova të tjera” për vrasjen që do ndriçojnë të vërtetën. Vlen të theksohet se Anglia është një nga furnizuesit kryesorë të armëve për Arabinë Saudite, e cila është duke sulmuar popullin e pambrojtur dhe të varfër të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.