Hackerat do të denoncojnë sistemin qeverisës italian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82641-hackerat_do_të_denoncojnë_sistemin_qeverisës_italian
Anonymous Italia, grupi i aktivistëve hacker të lidhur me rrjetin e piratëve informatikë botëror Anonymous, ka nisur një fushatë sulmi kundër portaleve institucionale italiane me objektiv final, të godasin qeverinë e formuar nga koalicioni politik "5 Yje dhe Lidhja".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2018 14:49 Europe/Tirane
  • Hackerat do të denoncojnë sistemin qeverisës italian

Anonymous Italia, grupi i aktivistëve hacker të lidhur me rrjetin e piratëve informatikë botëror Anonymous, ka nisur një fushatë sulmi kundër portaleve institucionale italiane me objektiv final, të godasin qeverinë e formuar nga koalicioni politik "5 Yje dhe Lidhja".

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në Youtube, hakerat kanë informuar se më 29 tetor e deri më 5 nëntor kanë nisur javën e zezë "black week", kundër sistemit qeverisës në Itali. Anonymous Italia informon se në emër të barazisë, lirisë e drejtësisë, diçka e pazakontë do të ndodhë më 5 nëntor 2018. Në blogun e tyre Anonymous Italia ka publikuar listën e portaleve institucionale të hakuar nga 29 tetori deri më sot. Sulmet informatike janë të koordinuar ditë pas dite e në bazë sektori. Media dhe gazetarët italianë po i kushtojnë një vëmendje të veçantë kësaj jave të zezë të sigurisë informatike në Itali, duke kujtuar datën 2 nëntor, Ditën Botërore kundër krimeve ndaj gazetarëve, që i kujton çdo gazetari e punonjësi të informacionit se pretendon fort të drejtën e tij për të dhënë informacionin e të drejtën e qytetarëve për t'u informuar. Pavarësisht nga qëllimi final i Anonymous, për mediat italiane përbën shqetësim fakti i shpërndarjes e publikimit të të dhënave private të personave online. Të gjithë presin kuriozë e me shqetësim atë çka do të ndodh më datë 5 nëntor, ditë kur Anonymous Italia ka premtuar zbulimin e të dhënave "bombastike".