Rusia shënon Ditën Kombëtare të Unitetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82674-rusia_shënon_ditën_kombëtare_të_unitetit
Rusia po shënon Ditën Kombëtare të Unitetit me një marsh në rrugët e Moskës të cilit i bashkangjiten nacionalistët dhe përkrahësit e qeverisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2018 10:30 Europe/Tirane
  • Rusia shënon Ditën Kombëtare të Unitetit

Rusia po shënon Ditën Kombëtare të Unitetit me një marsh në rrugët e Moskës të cilit i bashkangjiten nacionalistët dhe përkrahësit e qeverisë.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka shënuar datën 4 nëntor si festë e promovimit të patriotizmit dhe konsolidimit të shoqërisë.

Festimet në vitet e kaluara ishin shënuar edhe me protesta antiqeveritare dhe përplasje me policinë.

Vitin e kaluar, autoritetet ndaluan 70 protestues që po merrnin pjesë në protestën antiqeveritare.

Derisa Putin ka promovuar nacionalizmin patriotic, në Kremlin ekziston nacionalizmi sllavik. Qeveria u kishte ndaluar atyre të merrnin pjesë në marsh në vitet e fundit.

Dita Kombëtare e Unitetit që festohet nga viti 2005, shënon fitoren e Rusisë ndaj forcave të Polonisë më 1612.