Lavrov: Tensionet mes Rusisë dhe Evropls, rezultat i arrogancës së disave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82733-lavrov_tensionet_mes_rusisë_dhe_evropls_rezultat_i_arrogancës_së_disave
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se BE po dënon veten duke zbatuar kërkesën e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 06, 2018 10:56 Europe/Tirane
  • Lavrov: Tensionet mes Rusisë dhe Evropls, rezultat i arrogancës së disave

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se BE po dënon veten duke zbatuar kërkesën e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE ‘vuan’ nga humbja e disa miliarda eurove.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales.

“‘Kërcënimi mitik rus’ është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë”, tha diplomati. “Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane ‘me urdhër të drejtpërdrejtë’ nga Uashington”.

Por Lavrov u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE.

“Sipas vlerësimeve, shtetet e BE-së kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë”, shtoi ministri.

Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014.

“Ne kemi folur vazhdimisht për gatishmërinë tonë për të shfuqizuar kundërveprimet”, tha Lavrov. “Megjithatë, BE duhet të bëjë hapin e parë. Nga sanksionet nuk përfitojnë as Rusia as BE”.