Mogherini: Do të vazhdojmë negociatat me Rusinë së bashku me sanksionet
Shefja e politikës së jashtme të BE tha se ky Union do të vazhdojë të negociojë me Rusinë së bashku me sanksionet e këtij vendi.
Federika Mogherini i bëri këto deklarata të mërkurën në Montreal të Kanadasë gjatë një takimi me studentë kur u pyet në lidhje me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe referendumin në gadishullin e Krimesë. Mogherini shtoi se BE në disa raste po punon me Rusinë për politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë një marrëveshje bërthamore dhe do të bisedojë në lidhje me disa mosmarrëveshje të tjera. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian duke folur në lidhje me marrëdhëniet Rusi-BE në sektorin e energjisë, tha se varësia e energjisë evropiane nga gazi rus është e lartë dhe Bashkimi Evropian po kërkon të gjejë mënyra për të rritur furnizimin me energji. Marrëdhëniet e Perëndimit dhe Moskës janë përkeqësuar që nga viti 2014 mbi çështje të tilla si zgjerimi i ndikimit të NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara në vendet që janë pranë kufirit me Rusinë dhe krizën ukrainase.