Gruaja kërcënon të shpërthejë bombën në një spital francez
Nëntor 07, 2018 19:53 Europe/Tirane
Një spital i madh në pjesën veriore të Francës ishte në alarm terrori, pasi një grua kërcënoi se do të shpërthente një bombë.
Policia kundër terrorizmit rrethoi spitalin në qytetin portual Dunkirk të mërkurën në mëngjes, para se gruaja të arrestohej. Të gjitha hyrjet u bllokuan dhe njerëzit që jetonin aty pranë u evakuan, raportoi policia. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është e njohur si një paciente me probleme psikologjike. Ndërsa shtohet se nuk ka indikacione se bëhet fjalë për terrorizëm.
Tags