Kremlini pas zgjedhjeve në SHBA: Nuk mund të bëhet më keq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82771-kremlini_pas_zgjedhjeve_në_shba_nuk_mund_të_bëhet_më_keq
Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të përkeqësohen më, por sugjeroi se edhe perspektivat për përmirësimin e tyre janë të vështira.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Kremlini pas zgjedhjeve në SHBA: Nuk mund të bëhet më keq

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të përkeqësohen më, por sugjeroi se edhe perspektivat për përmirësimin e tyre janë të vështira.

Dmitry Peskov i bëri këto komente pas zgjedhjeve për Kongres në SHBA, ku Partia Demokrate fitoi shumicën e ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Republikane e presidentit Donald Trump ruajti shumicën në Senat. "Gjithçka është e vështirë", tha Peskov pasi u pyet nga gazetarët nëse rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA mund t'i komplikojë marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin. Peskov nuk parashikoi se marrëdhëniet do të përkeqësohen më tej, por tha se "mund të sugjerohet me një siguri të lartë se perspektivat rozë për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, nuk janë të dukshme në horizont". "Ka shumë çështje që kërkojnë komunikim ruso-amerikan - çështjet e stabilitetit strategjik dhe kontrollit të armëve. Këto çështje nuk do të zhduken vetvetiu, pa komunikim", tha Peskov. Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Uashingtoni po ashtu dyshon se hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.