Tubim kundër regjimit bahrejnas në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82775-tubim_kundër_regjimit_bahrejnas_në_londër
Protestues të shumtë sot para ambasadës së Manamsë në Londër janë tubuar për të kundërshtuar dënimin me burg të përjteshëm të Shejh Ali Salman, lider i shquar shiit në Bahrejn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2018 16:28 Europe/Tirane
  • Tubim kundër regjimit bahrejnas në Londër

Protestues të shumtë sot para ambasadës së Manamsë në Londër janë tubuar për të kundërshtuar dënimin me burg të përjteshëm të Shejh Ali Salman, lider i shquar shiit në Bahrejn.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, pjesëmarrësit në këtë protestë kanë dënuar krimet e regjimit Al Khalifa në shtypjen, arrestimin dhe burgosjen e aktivistëve bahrejnas. Gjykata e Lartë e regjimit Al Khalifa në Bahrejn, më 4 nëntor, dënoi me burgim të përjetshëm Shejh Ali Salman, sekretar i përgjithshëm i shoqërisë Al Vafak. Shejh Ali Salman, udhëheqës shiit i Bahrejnit u arrestua në vitin 2014 nën akuzat për promovimin e ndryshimit të sistemit. Protestuesit përpara Ambasadës së Bahrejnit në Londër, me imazhet e Shejh Ali Salmanit dhe të burgosurve të tjerë politikë në vend, thërrisnin slogane "Mos i mbështesni vrasësit" dhe "Ndëshkoni kriminelët".