Fillon samiti për Afganistanin në Moskë
Samiti i dytë i Afganistanit ka filluar në Moskë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të lidhura me çështjet e Afganistanit si dhe zv/ministrat e punëve të jashtme të vendeve përkatëse.
Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e premte në fjalën e tij në këtë samit, deklaroi: “Të gjitha vendet e rajonit dhe Bashkësia Ndërkombëtare shpresojnë se Afganistani do ta tejkalojë me sukses këtë periudhë tranzicioni dhe të terrorizmit dhe krimeve përkatëse me lëndët narkotike”.
Lavrov shtoi: “Çështja e Afganistanit mund të zgjidhet nëpërmjet rrugëve politike dhe vetëm me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe shtresave të këtij vendi”.
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë tha se aktualisht terroristët ndërkombëtarë po mundohen që duke krijuar baza të fuqishme për vete në brenda në Afganistan, synojnë ta shndërrojnë këtë vend në një prej rajoneve për zgjerimin e destabilitetit në rajon.
Lavrov theksoi se ndihma ndaj Afganistanit për zhdukjen e kërcënimeve terroriste është detyrë kryesore e të gjitha vendeve të rajonit dhe Rusisë.
Vlen të theksohet se konferenca në Moskë për paqe në Afganictan për herë të parë është zhvilluar në vitin 2017, në bazë të negociatave të gjashtë vendeve Republikës Islamike të Iranit, Rusisë, Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Indisë.