Deputetët evropianë kërkojnë tërheqjen e ambasadorit të BE nga Riadi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i82929-deputetët_evropianë_kërkojnë_tërheqjen_e_ambasadorit_të_be_nga_riadi
56 deputetët të Parlamentit të Evropës kanë kërkuar që të tërhiqet ambasadori i BE nga Arabia Saudite për shkak të dosjes rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 13, 2018 14:01 Europe/Tirane
  • Deputetët evropianë kërkojnë tërheqjen e ambasadorit të BE nga Riadi

56 deputetët të Parlamentit të Evropës kanë kërkuar që të tërhiqet ambasadori i BE nga Arabia Saudite për shkak të dosjes rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Marietje Schaake, deputetja holandeze e Parlamentit Evropian, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar se ajo dhe 55 kolegë të saj në Parlamentin Evropian i kanë dërguar një letër znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, ku i kanë kërkuar që duke marrë parasysh nevojën për shqyrtimin dhe hetimin e pavarur në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi si dhe rreth shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut nga ana e Arabisë Saudite, të thërrasë ambasadorin e BE në Riad.

Jamal Khashoggi, gazetari kritik i regjimit AL Saud, është zhdukur që nga 2 tetori pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë dhe 18 ditë më vonë regjimi Al Saud nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pranoi se ai ishte vrarë si pasojë e një përleshje me një person brenda në konsullatë.