Mogherini: Bashkimi Evropian mbështet marrëveshjen bërthamore
Gjatë një fjalimi në Grupin e Krizave në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të BE theksoi përsëri mbështetjen e BE për programin gjithëpërfshirës të veprimit.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha të mërkurën se "Evropa do të ruaj marrëveshjen bërthamore për arsye të sigurisë e jo për shkak të interesave ekonomike". Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian më tej vuri në dukje se nëse kjo marrëveshje do të ruhet, atëherë do të jetë e mundur të ndërtojmë progres të mëtejshëm me Iranin në Jemen, çështjet e raketave, Afganistanin dhe Azinë Qendrore. Në maj, Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA). Që atëherë, palët e mbetura të marrëveshjes, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Kinën, po përpiqen ta bindin Teheranin që të mbetet në marrëveshjen shumëpalëshe.